Thaçi: Xhamajka njeh Kosovën – MPJ e Xhamajkës e mohon

Premte, 21 February 2020 22:36

Ministrja e jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, shkroi në rrjetin twitter se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën, disa orë pasi që presidenti i Kosovës, publikoi lajmin për njohjen.

“Deri tash Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi zonja Smith në llogarinë e saj në Twitter.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të enjten mbrëma për njohjen nga Xhamajka.

“Lajm i mirë, sapo u njoftova nga ambasadorja jonë në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit amerikan Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, shkroi presidenti Thaçi në rrjetet sociale.

Më pas gjatë së enjtes mbrëma edhe kryeministri Albin Kurti edhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, mirëpritën njoftimin për njohjen.

 
 

A very good news today. , an important country of the Caribbean and an important part of the Commonwealth of Nations recognized officially the Republic of .

A good start of the 2020 for Kosova’s diplomacy and the new government.

 
149 people are talking about this
 
 

Por, të premten ministri i Jashtëm shkroi në rrjetet sociale se “mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka. Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar” shkroi ai duke theksuar se pas shqyrtimit të situatës, “shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”.

 

I fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Barbadosi në shkurt të vitit 2018, i cili ishte bërë atëbotë vendi i 116-të që njeh shtetin e ri evropian.

Autoritetet serbe thonë se përveç që i kanë ndalur njohjet kanë arritur të sigurojnë tërheqjen e saj nga 16 vende të botës.

Kosova të hënën shënoi përvjetorin e pavarësisë së vet të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Aspiratat e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë të kushtëzuara me një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh ndërmjet tyre dhe së fundmi administrata amerikane është angazhuar për ripërtëritjen e procesit te bisedimeve ndërmjet tyre.

Procesi i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë është bllokuar që kur qeveria e kaluar e Kosovës vendosi tarifa prej njëqind për qind ndaj mallrave serbe, në përgjigje të siç është thënë fushatës së egër kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, derisa qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj i kishte kundërshtuar edhe thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për heqje ose pezullim të këtyre tarifave.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes mes Kosovës e Serbisë, ambasadori Richard Grennell, gjatë vizitës së fundit në Prishtinë dhe Beograd bëri thirrje që Kosova të heq tarifat ndërsa Serbia të ndalë fushatën kundër shtetësisë së Kosovës.

Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar ndërkohë që do të heq tarifat dhe do t’i zëvendësojë ato me masat e reciprocitetit me Serbinë. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...