A ekziston konflikti politik Thaçi-Kurti?

E Enjte, 05 Mars 2020 15:25

Nga Skënder MULLIQI

Me vite ekziston konflikti politik Thaqi -Kurti.Përmasë më të madhe ky konflikt politik ka marr kohën e fundit, kur Albin Kurti e mori postin e kryeministrit.Sikur ky konflikt po i menjanon të gjitha ngjarjët tjera.Ky kurs politik diametralisht i kundërt i Kurtit dhe i Thaçit, sikur po bëhët edhe më i ashpër kur bëhët fjalë për vazhdimin e bisedimeve më Serbinë.Kjo po ngjanë më shumë në politikën përjashtuese karshi njeri-tjetërit , së pari si individ dhe si institucione të shtetit, që nuk duhet të ndodhë. Presidenti Thaçi , duket së nuk po mund të pranon faktin së Albin Kurti, më nuk është opozitarë ,por është kryminister i Kosovës.Ky mos koordinim i politikave mund ti kushtojë shumë Kosovës.Nuk bëhët këtu fjalë tash për konflikt individesh, por kjo automatikisht është konflikt ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës.Bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Kurtit po bëhën më shumë nepërmjet medieve dhe letrave, në vend që të takohën në Kuvend, si organi më i lartë i shtetit. Kryeministri Kurti është transparent më publikun ,po kërkon bashkëpunim të ndërsjellë më presidencen , por edhe më opozitën kur bëhët fjalë për temën e dialogutt më Serbinë, si temë e interesit shtetëror e nacional. Kosova është shumë e vogël që të jeton në kriza përmanente politike dhe të natyrës ekonomike. Kosova ka nevojë për politika të qarta, për politika të bashkërendimit ... Inatet dhe kapricet veq sa e ndërlikojnë edhe ashtu situatën jo të mirë politike dhe të përgjithshme në Kosovë. Koha është për transparencë.Gjendja politike kërkon stabilitet dhe rregull. Mos të krijojmë realitet inekzistent, nga i cili mos të kemi mundësi të dalim. Ne vend që të merremi më tema shumë serioze që i kemi përpara, publiku po përballët më reflesione politike që veq dëme mund të na sjellin.Dihet së nuk janë të njejtë njerëzit, kështu as Thaçi e Kurti. Ajo që po i barazon këta janë kundershtitë. Kryeministri Kurti po tregohet njëri faktorizues, dhe shumë serioz më veprimet e deritashme.Dhe, natyrisht së bisedimet më Serbinë i takojnë qeverisë ti zhvillon. Kurtin e dallon nga Thaçi edhe pozicionimi lidhur më formën dhe përmbajtjën e bisedimeve që pritët të vazhdohën.Kryemnistri Kurti nuk ka asnjë hipotekë .Kjo sigurisht e bënë atë më të fortë dhe më stabil në bisedime të zorshme më palën serbe.Fuqia e tij politike po rritët, do të thosha në përmasa plebiscitare. Instrumentalizimet politike për qëllime te caktuara çfarë do qofshin ato, prodhojnë dëme të mëdha për vendin. Nga e gjithë ajo që në opinion është elaboruar, problemet që na janë grumbulluar që shumë vite popullin e kan lënë pa përspektiva të qarta.E kan lënë ate më shumë të vuajtur.Shqiptarët duhet të jenë kreatorë të fatit të vet. Në këtë kontest edhe njerëzit e politikëbërjës. Mos të bëhemi humbës në planin e jashtëm dhe në planin e mbrendshem më dorën tonë. Uniteti na bënë shumë të fuqishem karshi jo vëtem Serbisë armike, por na bënë të fuqishëm edhe karshi miqëve tanë në botë...

Modifikuar më E Enjte, 05 Mars 2020 15:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...