Arma e ndryshimit është populli i Kosovës?!

Hënë, 30 Mars 2020 15:09

Nga Skënder MULLIQI

Ëndra e një kombi është edhe uniteti , i cili të ne shqiptarët nuk po ndodhë?! E vërteta është së moti ekziston dëshira jonë, por jo edhe vullneti i atyre që po e drejtojnë shtetin ?! Sigurisht së uniteti nuk shikohet në dhemb.Shumë sprova historike I patem në këtë drejtim. Po jetojmë në tokë , e jo në mars, që mos të shohim gjithë këtë mos unitet, madje urrejtje të ndërsjellë që të kombet serioze nuk ekziston. Kjo ndasi dhe ky mos unitet më shumë I karakterit politik , por edhe të pergjithshem na gjeti pikërisht në këtë kohë zezone, kur kemi hyrë në karantinë nga Koronavirusi. Ky mos unitet sikur na ka shtuar frikën nga kjo situatë e pa pritur, dhe për fatin tonë si shtete dhe komb në Ballkan. Ne mbrendinë tonë sikur po shkëputen lidhjet, e kjo do të ishte fatale.Në këtë kazanin tonë politik që po vlonë, zor të qëndrojnë as shtazët, e jo njerëzit. Shpartallimit shoqëror po i prinë ata që do të duhej të interesoheshin për rregullim shoqëror e politikë. Këto polarizime te kahmotshem politike , e posaqerisht këto të fundit, janë sinjale së nese nuk kemi angazhim të përgjithshem, do të na pret përfundim I keq.
Strukturat e vjetra politike nuk janë gjë më të mira së ky virus që na ka goditur. Këto strukura që shumë vite janë shtrirë mbi ne si epidemia dhe sigurisht kërkohet mund i madh,që ti heqim qafe, për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Kjo epidemi i shpërfaqi dhe i lakuriqësojë
së kush janë këta njerëz në të vertëtë. Sigurisht së e kan humbur më ka krejt besimin dhe përkrahjen e popullit. Retorikat e tyre për shtet, janë shtërruar si ujërat e ndotura. Fenomenit të pa vetëdijës qytetare, po i vjen fundi. Kohën e ndryshimeve mund të stoponi, por kurrë të ndalni. Arma e ndryshimit është populli i Kosovës.Koronavirusi shkon, e ju ku do të mbeteni? Do të mbeteni si llum pas tërheqjës së dallgëve të detit te tërbuar.
Pa shikoni e pritni. Ju do te mbeteni në histori si njerëz që keni shkaterruar qdo të mirë materjale dhe së keni shkatërruar përspektiven e të rinjëve në vendin e tyre?!
Porosia do të ishte: largimi i juaj nga skena politikë, për popullin do të jetë gëzimi më i madh.
Në kohën e fëlliqur nën okupim, nuk ju kemi befasuar të dhijerave të fashizmit serb, por sigurisht së të dhijerat e Juaja nuk i kemi pritur?! Ne jemi mësuar që të hapim varre nga fashistët serb, por jo të hapim varre më dorën tonë në kohë epidemie?! Kur e gjithë bota është shumë e brengosur nga kjo epidemi, ne po grindemi per një copëz pushtet. Si po qendrojnë punet më mikrobin epidemic, edhe më shumë po domonon mikrobi politik dhe kulturor. Gjendjën reale sociopolitike po e vënerojmë ende si gjendje te shëndosh, e jo si e kunderta, si e “rrezikshme “ , e “sëmuar” dhe “neveritëse”.Frika e infektimit janë fakte fundamentale njerëzore , sociologjike dhe e politikologjisë. Kjo lënë pasoja njejtë si ksenofobija, racizmi dhe fashizmi i hapur.Masat me efikase ndaj këtyre virusëve, është shkenca dhe demokracia. Shkenca do ta mund edhe këtë lengatë , sikur shumë lengata të tjera deri më sot.Por , shumë besoj së ekziston ilaqi që edhe politikat dhe politikanet e infektuar më epidemine e pushtetit ,do të mundën . Natyrisht së para nesh ende duhet bërë do rrugë .Nuk na duhen “Share” dhe “Like” të facebookut, por na nevoitet dije , punë e përkushtim që ti zgjedhim forcat e reja politike , që sapo i kan përmbysur të përmbyturit…. Dhe, më shumë kujdes qytetarë të dashur, në larjën e duarëve , fytyrës , kokës, prapanicës… jo vëtem nga rreziku i mikrobeve , por edhe nga virusi i kësaj kaste politike…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...