Veseli: Qeveria në ikje të riatdhesojë shtetasit e Kosovës

Saturday, 04 Prill 2020 18:11

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë që Kosovës, që sa më parë t`iu gjendet në ndihmë e të marrë masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen.

Po ashtu, Veseli ka bërë thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje, njofton RTK.

Komenti i plotë i Veselit:

Pata kënaqësinë të bisedoja me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë, të cilët i thirra në telefon për t'u interesuar për gjendjen e diasporës sonë në këto vende në kushtet e pandemisë.

Duhet të jemi mirënjohës ndaj vendeve pritëse për kujdesin që po tregojnë për bashkëatdhetarët tanë por edhe të krenohemi me shërbimin tonë diplomatik për dedikimin që po dëshmon.

U gëzova kur me treguan se edhe bizneset e diasporës janë mobilizuar në solidaritet për të ofruar mbështetje për studentët e Kosovës të mbetur jashtë, prandaj me të vërtetë meritojnë të lavdërohen.

Mirëpo, u informova gjithashtu se kemi ende qindëra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t'u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë gjë që e kanë të drejtë të mbrojtur nga Kushtetuta. Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t'iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...