Komisioni i Venecias nuk do të shqyrtojë kërkesën e qeverisë së Kosovës

Tuesday, 05 May 2020 19:16

Komisioni i Venecias, në një përgjigje ndaj kërkesës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për opinion lidhur me kompetencat e presidentit, ka theksuar se nuk do ta shqyrtojë këtë kërkesë meqenëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës tashmë është duke e trajtuar kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit të Kosovës për mandatarin e ri.

Kryeministri në detyrë i dërgoi të premten kërkesë për opinion Komisionit të Venecias “në lidhje me kompetencat e presidentit të Kosovës në shpërndarjen e parlamentit dhe për propozimin e mandatarit për kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit”.

Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se në përgjigjen e Komisionit thuhet se meqë “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vendosur se do të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë është vënë në veprim”.

Qeveria në detyrë tha se e mirëpret “sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”, thuhet në një njoftim të qeverisë së Kosovës.

Të premten, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masën e përkohshme me të cilën pezullohet zbatimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës.

 

Presidenti Thaçi, shpalli të enjten dekretin me të cilin i propozon parlamentit të Kosovës, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi e cila njëkohësisht kërkoi nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme.

Gjykata vuri një afat deri më 29 maj për të vendosur rreth kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit. Vëzhguesit besojnë se vendimi mund të dalë më herët duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet Kosova.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë që nga 25 marsi kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas pandemisë. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...