Selim Selimi, Ministri i ri i Drejtësisë në Kosovë

Premte, 05 June 2020 13:44

Z. Selim Selimi pranoi detyrën e re për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, në qeverinë e Avdullah Hotit. Sot zyrtarisht është bërë pranimi i detyrës nga Ministri i Drejtësisë, z. Selim Selimi.

Ceremonia e pranimit të detyrës së Ministrit Selimi, është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, z. Qemajl Marmullakaj, për shkak të mungesës së ish-ministres, Albulena Haxhiu.

Ministri Selimi, u zotua se do të punojë dhe angazhohet për përmbushjen e programit qeverisës që ka të bëjë me sundimin e ligjit, ndërsa tha se është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg nga drejtësia.

“Një pjesë e programit të Qeverisë ka të bëjë me sundimin e ligjit. Ne do të angazhohemi dhe do të punojmë që ta bëjmë të realizueshme këtë program. Është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg drejtësisë dhe mos të ndërtojmë mekanizma që në ndonjë mënyrë, mund të ndikojnë në prokurori dhe gjyqësi. Është e rëndësishme të ruhet edhe substanca e shërbimit civil në Ministri, e cila e ka mbajtur ministrinë të gjallë dhe të suksesshme gjatë gjithë etapave”, tha Ministri Selimi.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Selimi tha se nga Sekretari Marmullakaj, është njoftuar për prioritetet e MD-së, e që sipas tij kanë të bëjnë me agjendën legjislative, si dhe disa çështje që janë në proces sipas planit të punës si dhe për disa çështje që kanë të bëjnë me sfida buxhetore.

Ministri Selimi premtoi bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, Kuvendin, shoqërinë civile dhe gjithë akterët e tjerë që kanë rol të rëndësishëm në përmirësimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në vend.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...