Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbi aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Kosovë

E Enjte, 25 June 2020 20:19

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku President i Kosovës, zt. Hashim THAÇI, ish Kryetari i Kuvendit të Kosoves zt. Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Pa paragjykuar drejtësinë ndërkombëtare, këto aktakuza nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës, e cila është nga faqet më të ndritura të qëndresës shqiptare për liri.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe e pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për të mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb.

Vlerësojmë se në asnjë rast nuk mund të barazohet viktima me kriminelin.

Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik  si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë.

Çdo nderhyrje nga faktorë të tjerë që do të tentonte të pengonte këtë rrugëtim, do të ishte me pasoja të rënda, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...