Profesori: Po zhbëhet rrjeti pansllav që mirëmbahej nga Baton Haxhiu

Hënë, 29 June 2020 19:32

Nezir Kraki, profesor në universitetin ‘Paris-Est’ në Francë, shprehet padia e Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit ka ndalur shkëmbimin e territoreve dhe një plan sllav për Kosovën. Në një shënim në Facebook, profesori i njohur argumenton se Gjykata Speciale “ka nisur zhbërjen e rrjetit strategjik pansllav që dinamizohej dhe mirëmbahej nga Baton Haxhiu prej vitesh, me synim dëmshpërblimin e Serbisë”.

Postimi i plotë i profesorit Nezir Kraki: 

 
 

Dhe…

 
 
 

…nëse e shtjellojmë pak më mirë këtë punë na del që Gjykata Speciale përveçse e ndali zhbërjen e Kosovës duke ia ndal turrin shkatërrues Hashim Thaçit, ajo e nisi edhe zhbërjen e rrjetit strategjik pansllav që dinamizohej dhe mirembahej nga Baton Haxhiu prej vitesh, me synim dëmshpërblimin e Serbisë.

 
 

Edhe serbizimi (i papritur) i politikës së jashtme shqiptare është meritë e Batonit si afrues, përkthyes dhe sekser në mes Vuçiçit dhe Ramës. Kjo e ka prodhuar pastaj personazhin qesharak Cakaj që njihet edhe si recitues permendshaxhi i rilindjes se vdekur. Aty gjendet edhe sqarimi i pozicioneve pro serbe të Edi Ramës, i cili kur e kuptoi se i doli boja, e mbylli gojën.

Dhe krejt kjo klikë sot do gjendej në Amerikë më përqafime e buzëqeshje rreth Vuçicit. Madje Recitues Cakaj veç kishte mbërri ne Washington para tjerëve derisa Pacolli po mbushte avionin e tij me kerozine për rrugën e gjatë që po i priste argatët e zhbërjës së Kosovës.

Nuk ka nevojë të jesh gjeni që këto lidhje të kuptohen. Mjafton të jesh i pashitur dhe i pavarur.

Tash Batoni na tregon se e humbëm shansin historik për t’ia falë krimet e barbaritë shokut të tij, fashistit Vuçic dhe për t’u rikthyer në formatin për të cilin Batoni gjithmonë është munduar, d.m.th në Kosovën brenda ombrelles sllave.

Me fjalë tjera, Gjykata speciale ia ka eksplodu n’ajer planin Batonit dhe ashtlëpirsve që jargiteshin studiove të mbushura me injorancë.

Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...