Shifrat e frikshmë të Covid-19 në Kosovë, Hoti paralajmëron krizën në spitale

Diel, 26 July 2020 09:27

Nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus.

Kështu ka deklaruar të shtunën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë.

 
 

Hoti ka thënë se tri instrumentet e vetme që mundësojnë menaxhimin e situatës është mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës personale.

 
 
 

Ai tha po ashtu se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen e disa klinikave për t’i shfrytëzuar më pas ato për personat e prekur me koronavirus.

 
 

“Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor për të krijuar kapacitete shtesë për të parandaluar situatën ku nuk kemi ku t’i shtrijmë njerëzit që kërkojnë të shtrihen ne spital”, tha Hoti.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se në ditët në vijim do të rritet numri i testeve për personat që dyshohen se janë të prekur me COVID-19,

Kryeministri ka shprehur shqetësimin e tij edhe për siç tha ‘mosrespektimin e detyrave nga policia dhe Inspektorati’.

Ndërkohë, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6,917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus. Numri i të shëruarve ka arritur në 3,753./REL/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...