‘Voto Shqip në Mal të Zi, vetëm deputetë shqiptarë janë në shërbim të shqiptarëve’

Diel, 30 August 2020 11:16

Në Tiranë, autoritetet më të larta shtetërore dhe politike po i vlerësojnë zgjedhjet e të dielës në Malin e Zi si një ngjarje, që mund të zgjerojë të ardhmen europiane të atij vendi si dhe përfaqësimin e faktorëve shqiptarë në institucione.

Për këto arsye, ata po u bëjnë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të votojnë për partitë e tyre.

 
  

Përfaqësuesit më të lartë shtetërorë dhe politikë të Shqipërisë po u bëjnë thirrje nga Tirana shqiptarëve të Malit të Zi për të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e të dielës dhe të votojnë për listën shqiptare.

 
 
 

Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

 
 

“Bashkëkombasit tanë në Malin e Zi do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse” – tha Presidenti Mea.

Ai tha se shqiptarët duhet të jenë krenarë për rolin historik, që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot dhe do të luajë në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të atij vendi.

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, shfaqi në rrjetin social tuiter një poster, me titullin “Voto Shqip në Mal të Zi”. Zoti Basha shënon se “vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve”, ndaj ata duhet të dalin “më 30 gusht në zgjedhje dhe të votojnë parti shqiptare”.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha gjithashtu përmes një video-mesazhi se zgjedhjet e 30 gushtit janë të rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë.

“Do të zgjidhni për vetë fatin e shqiptarëve në Malin e Zi. Një Mal i Zi me frymën euro-atlantike të botës së cilës ne, shqiptarët në Shqipëri e kudo i përkasim apo një Mal i Zi me frymëmarrje të penguar nga ndikime jashtë botës sonë. Një Mal i Zi ku pozita juaj fuqizohet brenda kornizës së vlerave e të standardeve perëndimore, të Bashkimit Europian e të NATO-s, apo një Mal i Zi ku këto pika strategjike referimi interferohen nga valë të tjera dhe pozita juaj dobësohet” – tha zoti Rama.

Shqipëria dhe shqiptarët janë vlerësuar vazhdimisht si faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajonin e Ballkanit.

Për shkak të ngjarjeve historike, shqiptarët jetojnë në përqindje të konsiderueshme në shtetet fqinje të rajonit, ndërsa Tirana zyrtare ka krijuar një traditë të komunikimit me forcat e tyre politike të tyre në dobi të paqes dhe fqinjësisë së mirë. /VOA/

Modifikuar më Diel, 30 August 2020 12:30

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Greva e naftëtarëve/PAA: Rama të gjejë kush nga qeveria e tij i ndihmoi oligarkët që vodhën 8 milion euro

Politikë

Greva e naftëtarëve/PAA: Rama të gjejë kush nga qeveria e tij i ndihmoi oligarkët që vodhën 8 milion euro

  Partia Agrare Ambientaliste, ka reaguar për greavën e naftëtarëve dhe thotë se kryeministri Edi Rama, duhet të gjejë se kush nga qeveria e tij i ndihmoi oligarkët që vodhën 8...

Kërpaçi-Ballës: Elbasani dhe Shqipëria shtëpi e mafies, keni shpopulluar vendin

Politikë

Kërpaçi-Ballës: Elbasani dhe Shqipëria shtëpi e mafies, keni shpopulluar vendin

  Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i është kthyer kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke thënë se Rilindja e ka kthyer Elbasanin dhe Shqipërinë në shtëpi të mafies...

Denoncimi i PD, Boçi nxjerr udhëzimin: MAS orienton fëmijët drejt kurseve private, arsimi s’është më falas, jepet me koncesion

Politikë

Denoncimi i PD, Boçi nxjerr udhëzimin: MAS orienton fëmijët drejt kurseve private, arsimi s’është më falas, jepet me koncesion

  Partia Demokratike ka akuzuar ministrinë e Arsimit se kjo e fundit po orienton nxënësit drejt kurseve private, për shkak të situatës së krijuar dhe në shkolla për shkak të COVID-19. Përmes...