“Vëllai” i Ramës nderohet me 'qytetar nderi' nga Vuçiç

Diel, 22 Prill 2018 17:27

Edhe pse Europa e ka vënë në qendër të kritikave, duket se presidenti i Turqisë, Erdogan ka mjaft miq në Ballkan.

Njihet tashmë miqësia që ka ai me kryeministrin Edi Rama, por kohët e fundit një marrëdhënie e ngushtë ka nisur edhe me Presidentin e Serbisë, Vuçiç.

Në 557-vjetorin e themelimit, qyteti i Novi Pazarit (Pazari i Ri) në Serbi e ka nderuar Presidentin turk me titullin “Qytetar Nderi”

Nderimi me këtë titull është miratuar nga këshilli bashkiak i këtij qyteti që e ka votuar atë ditën e premte.

“Investimet e shumta, projektet në infrastrukturë dhe ekonomi dhe përpjekjet për të ruajtur kulturën dhe trashëgiminë historike të rajonit të Sanxhakut, janë disa nga arsyet e këtij gjesti simbolik”, deklaroi kryebashkiaku i qytetit, Nihat Bisevac.Novi Pazari është kryeqendra e rajonit të Sanxhakut, që ndahet mes Serbisë dhe Malit të Zi e ku pjesa më e madhe e popullsisë janë myslimanë. Pjesën e tyre të këtij rajoni, serbët e njohin me emrin Rashka.

Modifikuar më Diel, 22 Prill 2018 17:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...