Johannes Hahn: Zero bileta falas për në BE

Premte, 04 May 2018 15:07

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se BE-ja do të pranojë anëtare të reja vetëm kur të dyja palët të përfitojnë nga ky proces. "Në rrugën drejt BE-së, nuk ka shkurtesa apo bileta falas dhe kjo vlen për të gjitha vendet", tha Hahn në konferencën për zgjerim, të organizuar nga Komitetit për Bashkëpunim Rajonal.

Ai theksoi se zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është edhe në interes të institucioneve evropiane, sepse bëhet fjalë për krijimin e stabilitetit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimin.

"Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor e dinë shumë mirë se do të vijë deri te zgjerimi vetëm nëse të dyja palët përfitojnë", tha Hahn, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. "Të gjitha çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë të detyrueshme para pranimit", theksoi Hahn.

Sipas tij, Strategjia për Ballkanin Perëndimor e bën të qartë se rajoni duhet të bëjë reforma dhe ndryshime thelbësore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...