Thaçi merr ftesën nga BE, do përfaqësoj Kosovën në Samitin e Sofjes

Hënë, 07 May 2018 16:48

Gjatë këtij muaji Bullgaria e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së do të pres udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes tanimë është konfirmuar dhe përfaqësues i vendit tonë në këtë samit do të jetë presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi ka marrë ftesën nga Bashkimi Evropian dhe Bullgaria si kryesuese, e cila është nënshkruar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe nga Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shkruan lajmi.net.

Më herët është përfolur se në këtë samit Kosova do të përfaqësohej nga kryeministri Ramush Haradinaj. Mirëpo këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se Haradinaj do të marrë pjesë vetëm në Samitin e Vjenës i cili në njëfar mënyrë është vazhdimësi e samitit.

“Kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Vjenës që mbahet më 17-18 maj në Sofje e që në një mënyrë është vazhdimësi e samitit”, ka thënë Arifi për lajmi.net.

Mësohet se Thaçi është ftuar për shkak të dialogut me Serbinë, pasi prej këtij shteti përfaqësues do të jetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Theksojmë se Spanja vazhdimisht e ka kundërshtuar pjesëmarrjen në këtë Samit ku kryeministri i saj, Mariano Rajoy kishte thënë se nuk do të jetë pjesë nëse Thaçi është prezent, mirëpo krejt në fund ai ka hequr dorë nga këto deklarata./L

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...