Itali, goditet rrjeti i drogës, në pranga edhe një shqiptar

E Enjte, 10 May 2018 13:32

Lajmet për përfshirjen e shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të drogës nuk kanë të mbaruar.

Së fundmi, një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës është goditur nga policia italiane ku ka të përfshirë edhe shqiptarë. Trafikantët e transportonin lëndën narkotike nga Maroku, Spanja dhe Italia.  10 persona janë arrestuar dhe  28 të tjerë janë të dyshuar nga policia italiane

Të arrestuarit po mbahen në paraburgim, ku 7 janë me origjinë marokene, një algjerian, një italian dhe një shqiptar.

Ata kishin krijuar një rrejt ndërkombëtar të drogës, kryesisht të hashashit, i cili importohej nga Maroku, përmes Spanjës dhe më pas shpërndahej në qendrat kryesore të Romës dhe provincat e tjera italiane.

Operacioni i quajtur “Nadir 2”, është kryer nga Karabinierët e Romës, koordinuar nga Drejtoria e Distriktit Anti-Mafia dhe me kontributin themelor të Departamentit Qendror për Shërbimet kundër drogës.

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 10:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...