Haradinaj: Në qershor marrim rekomandimin, në fundvit hiqen vizat

Premte, 11 May 2018 12:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist sa i përket liberalizimit të vizave, duke thënë se në qershor Kosova pritet ta marrë rekomandimin për heqjen e vizave. Ai ka përsëritur se në fund të këtij viti do të hiqen vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës, raporton Indeksonline.

Shefi i ekzekutivit është pyetur edhe për deklaratën e djeshme të zv/presidentit të Parlamentit Evropian, i cili kërkoi nga krerët e Kosovës të mos japin datë për viza. Haradinaj tha se deklarata e Rainer Weiland ishte më shumë kërkesë që politikanët e Kosovës të fokusohen në punë.

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen, po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vijë në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, kishte thënë Wieland.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...