Ngjarje e rëndë në Tetovë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë

Premte, 06 Prill 2018 09:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë ku jë person është vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të enjtes në Reçicë të Tetovës, në afërsi të selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Personi i vrarë është N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe S.R. dhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. shtetas i Shqipërisë.

Në rrjetet sociale dhe nëpër disa gazeta e portale në gjuhën shqipe thuhej se pjesëmarrësit në këtë incident ishin aktivistë të BDI-së, por partia shqiptare në pushtet i hodhi poshtë këto njoftime duke u distancuar nga incidenti.

 “Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 09:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...