JETË E VËSHTIRË E ROMËVE NË KOSOVË, HARADINAJ PREMTON PËRKRAHJE

Premte, 06 Prill 2018 13:30

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve Kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka premtuar më shumë përkrahje për këtë komunitet që është në gjendje shumë të vështirë. Ai ështgë shprehur se bashkë edhe me komunitetin rom të bëhet gjithçka që ky komunitet të ketë jetë më të mirë.

“Besoj çdo tabu ose çdo pengesë që na del përpara do ta zgjedhim bashkë. Kemi hartuar strategjinë dhe në zbatim të saj do të gjejmë vetëm resurset, përkrahjen për këtë strategji, por edhe vullnetin e ndërsjellë të të gjitha niveleve të institucioneve tona  edhe atyre komunale në mënyrë që fëmijët romë kur të fillojnë shkollimin të jenë të përkrahur  edhe në tekste edhe në mundësinë  që të mësojnë edhe në gjuhën e tyre”, tha Haradinaj, duke e uruar 8 Prillin në gjuhën e këtij komuniteti.

Në këtë ngjarje ka folur edhe deputeti  i Kuvendit të Kosovës Albert Kinolli i cili falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep këtij komuniteti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...