Thaçi: Kosova mike e Spanjës, s’ka asgjë të përbashkët me Katalonjën

Premte, 18 May 2018 17:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për ‘EurActiv’ ka folur për Samitin e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur në Sofje të Bullgarisë, transmeton “Zëri.info”.

Ai ka komentuar mospreszencën e Spanjës në këtë Samit, duke thënë Kosova nuk është Kataloni.

“Natyrisht, në asnjë rrethanë askush nuk mund të ngrehë paralele në mes të Spanjës dhe nesh, sepse Kosova nuk është Kataloni”, ka theksuar Thaçi.

Sipas tij, Kosova ka ndjenja miqësore ndaj Spanjës, duke respektuar traditat demokratike të shtetit spanjoll, si dhe integritetin e saj territorial.

“Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e kësaj çështjeje në Spanjë dhe do të vazhdojmë të mbesim vende mike. Më herët apo më vonë, ne të gjithë do të jemi vende anëtare të BE-së”, ka vlerësuar udhëheqësi Kosovar.

EurActriv shkruan se si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, ndoshta në vitin 2025, Serbia dhe Kosova duhet të rregullojnë shumicën e çështjeve të pazgjidhura.

Shumë vëzhgues sipas këtij mediumi me seli në Bruksel e kanë vënë re paradoksin se, për ndryshim nga Spanja, Serbia nuk ka problem të ulet në të njëjtën tavolinë me Kosovën, ose të shtrëngojë duart me liderët kosovarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...