Greqia refuzon “Ilindeskën”

Diel, 20 May 2018 14:07

Ndonëse u mendua se zgjidhja përfundimtare e emrit të Maqedonisë ishte më pranë se kurrë, qeveria greke e ndryshoi totalisht situatën.

Vetëm një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë të shtetit helen, kryeministri Aleksis Tsipras është tërhequr nga propozimi «Republika Ilindenska Makedonija».

Nga kabineti i shefit të ekzekutivit grek mbërriti reagimi se është për t’u përshëndetur fakti që pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, për të gjitha përdorimet, por kaq ishte e gjitha.

“Ne i inkurajojmë për çdo rast fqinjët tanë, që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit, Matheë Nimic”, shkruhet në njoftimin e kabinetit të Tsiprasit.

Ditën e djeshme gati të gjithë liderët e opozitës greke e refuzuan propozimin e ri me pretendimin se përmes tij “përforcohet irredentizmi” dhe se përmban elementë shovinistë. Emri “erga omnes”, që përmend qeveria greke, nënkupton një përcaktim me përdorim si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nga të gjithë.

Orët e fundit në një bisedë telefonike, zv/presidenti amerikan Mike Pence e kishte përgëzuar kryeministrin Tsipras për rolin e tij në negociatat për emrin e fqinjit verior të Greqisë, duke kujtuar se edhe koha e bisedimeve duhet marrë parasysh, ndërsa lideri grek ka vënë edhe njëherë në dukje pozicionimin e qeverisë së tij për çështjen në fjalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...