×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë: Rajoni ynë, nevojë për stabilitet ekonomik dhe politik

Diel, 27 May 2018 09:21

Në takimin e 15-të Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. “Takimet e Mëngjesit të Lutjeve janë një traditë inspiruese që përçojnë vlerat e besimit, paqes dhe dashurisë, dhe pikërisht janë këto vlera thelbësore që i nevojiten njerëzimit për t’u ballafaquar me sukses me sfidat globale të shekullit të 21-të” u shpreh ai.

 Xhaferi ndër të tjera ka nënvizuar rëndësinë  mirëkuptimit dhe marrëdhënieve të mira me vendet fqinje

“Prandaj, vlerësoj se Mëngjesi i Lutjes është një mundësi për t’i shkëmbyer përvojat, qëndrimet apo bindjet tona në lidhje me ndodhitë globale aktuale dhe sfidat që sjellin ato, si dhe njëkohësisht të shprehim falënderimet tona për mirëqenien, miqësinë dhe bashkëpunimin reciprok. Më vjen mirë që Mëngjesi i Lutjeve këtë vit prek çështjen e dashurisë dhe respektit ndaj fqinjit, pasi që Republika e Maqedonisë me formimin e Qeverisë së re është e orientuar pikërisht ndaj ndërtimit të mirëkuptimit dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët”, tha Xhaferi.

 Ai përkujtoi se tashmë vendi i tij ka nënshkruar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, dhe i ka intensifikuar bisedat me Republikën e Greqisë për problemin me emrin, ndërsa ka iniciuar vizita reciproke me shtetet tjera fqinje.

“Vlerësoj se tani më shumë se kurrë rajoni ynë ka nevojë për stabilitet ekonomik dhe politik, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, si në aspekt bilateral ashtu edhe në aspektin multilateral. Sfidat e fundit globale që prekën shtetet tona, siç ishte vala e refugjatëve, dhe zhvillimet e fundit pozitive politike, janë edhe një dëshmi më tepër se vendet tona dita ditës kalojnë sigurt drejt dyerve të integrimit euroatlantik”, theksoi Xhaferi.

Xhaferi u shpreh se “me besim të ndërsjellë dhe duke e çmuar diversitetin si pasurinë më të çmuar që kemi, do të arrijmë më shpejtë t’i plotësojmë qëllimet tona strategjike të përbashkëta, që janë integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 09:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...