Haradinaj: Po habitem, Vetëvendosje kërkon blerje nga Serbia

E Enjte, 31 May 2018 18:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se deri dje kanë kërkuar që të mos blihen dhe konsumohen produktet e Serbisë, ndërsa, sot po kërkojnë të mos ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”, por të blihet energjia elektrike nga Serbia.

Ai në debatin parlamentar për termocentralin, ka thënë se Shqipëria nuk ka energji elektrike për t’i shitur Kosovës.

“Nëse se prodhojmë ne, a e dini ku e blejmë ju që po e kundërshtoni këtë, a e dini ku blejmë ne energji? Shqipëria e ngratë nuk ka me na shitë, besoj e dini. Andaj, ku e blejmë bre çika e djem, ne bash kështu po flasim shqip? Ju e dini ku e blejmë dhe kujt po i hapim vende të punës dhe kujt po ia dërgojmë paren tonë. Ju deri dje keni thënë t’i ndalim prodhimet e Serbisë. A keni thënë? Sot jeni ka thoni mos investo të blejmë prej (Serbisë) energji. Çka ndodhi vëlla me juve që po i ndërroni pozicionet kështu. Unë habitem me qëndrimin e juaj”, tha Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...