Niset drejt Shqipërisë për të blerë një shtëpi, por...

Premte, 01 June 2018 10:31

64-vjeçari shqiptar nga Cleveland, Ohio po udhëtonte për në Shqipëri, me 58,000 dollarë në çantë.

Pas një kontrolli trupor, oficerët e doganave dhe kufirit, në aeroport ia konfiskuan paratë. Rustem Kazazi tani po e hedh në gjyq se kanë shkelur të drejtat e tij kushtetuese.

Ligji kërkon që çdo kalim kufiri me shuma mbi 10,000 dollarë, para të holla, duhet të deklarohen zyrtarisht në doganë.

Refuzimi për t’i deklaruar mund të çojë në gjobitje, sekuestrim parash, përndjekje ligjore etj.

Mirëpo, shqiptari nga Ohio, ka hedhur në gjyq autoritetet e doganave dhe kufijve me arsyetimin se shuma e marrë nuk korrespondon me atë të deklaruar, se atij i është refuzuar shërbimi i përkthimit në shqip dhe është keqkuptuar në shpjegim, dhe se arsyetimi që sekuestrimi është bërë për arsye shplarje parash apo trafik është pa themel.
Nëse është trafikant apo spastrues parash, atëhere Rustem Kazazi thotë se shteti duhet ta padisë si të tillë. Nëse jo, atëhere duhet t’ia kthejë paratë që ia ka sekuestruar pa të drejtë.
Rustem Kazazi ka qenë officer policie në Shqipëri dhe ka ardhur në SHBA me llotari bashkë me gruan dhe djalin. Ai thotë se paratë janë kursime të këtyre 10 viteve dhe se nuk i kishte transferuar nëpërmjet bankave nga frika e kriminalitetit në Shqipëri dhe tarifat e larta të transfertës bankare./Illyria

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...