“Profeti Muhamet”, sh.b “55” boton biografinë mbresëlënëse, shkruar deri më sot

Tuesday, 16 October 2018 09:07

Për herë të parë në gjuhën shqipe vjen biografia më mahnitëse, mbresëlënse dhe imponuese e shkruar nodnjëherë për Profetin Muhamet. Eshtë shtëpia botuese “55” që sjell këtë vepër të suksesshme e shkruar dhe botuar 90 vjet më parë, në 1938, në Britaninë e Madhe. Autori i saj është shkrimtari i shquar hebre Lev Nussimbaum, i njohur me presudionimet letrare Essad Bey, apo Kurban Said. Libri është përkthyer nga anglishtja nga Stavri Pone.

Për Profetin Muhamet janë shkruar me dhjetra e qindra shkrime, libra e predikime të ndryshme fetare në mbarë botën. Historia e tij, sikurse ndodh në librat e shumë fetarë, është e glorifikuar, e lartësuar, dhe e mbushur me legjenda e mite nga më të ndryshmet. Megjithatë, shkrimtari dhe gazetari hebre, i konvertuar në fenë islame, Lev Nussimbaum, ndërmori misionin e vështirë për të rishkruar historinë e porfetit, biografinë e tij reale, sa më të vërtetë, më njerëzore, një mision që dukej i vështirë, por jo i pamundur. Lindur në kiev në 1905, fëmijërinë e kaloi në Baku, Azerbaxhian dhe i larguar nga vendi bolshevik në moshën 15-vjeccare, Nussimbaum u konvertua në besimin islam në 1922 në prani të imamit të ambasadës Turke në Berlin. Ai është autori i shumë biografive, edhe pse jetën e pati të shkurtër, pasi u shua në Pozitano, pranë Napolit në Itali, në 27 gusht 1942. Ai shkroi për tema mbi të cilat perëndimorët, në përgjithësi, dinin shumë pak si për Kaukazin, Perandorinë Ruse, Revolucionin Bolshevik,naftën e sapozbuluar,Islamin etj. Ai shkroi nën emrin e Esad Beu në gjuhën gjermane. Disa nga veprat e tij janë: “Gjaku dhe nafta në Orient” (1930), “Dymbëdhjetë sekretet e Kaukazit” (1930), “Stalini: Karriera e Fanatit” (1931), “Kaukazi” (1932), vetëm në gjermanisht, "Der Kaukasus" (nuk është përkthyer në anglisht), “Mohammed” (1932), shumë botime në dispozicion në mbarë botën,  “Rusia e bardhë: Njerëzit pa atdhe” (1932), “Rusia në udhëkryq” (1933), “Dashuria dhe Nafta” (1934), “Manuela” (1934), “Lenini” (1935), vetëm italisht, “Fundi i Bolshevizmit” (1936) etj.

Pavarësisht se Nussimbaum ishte një hebre etnik, politika e tij monarkiste dhe antibolshevike ishte e tillë që, para zbulimit të origjinës së tij, ministria propagandistike naziste përfshinte veprat e tij në listën e tyre të "librave të shkëlqyera për mendjet gjermane". Ndër veprat e vlerësuara janë biografitë e hershme të Leninit, Stalinit dhe Karlit Nikolla II, Muhammedit, Profetit; dhe Reza Shah i Iranit. Të gjitha këto "biografi" thuhet se janë shkruar mes viteve 1932 dhe 1936. Në një moment, Nussimbaum iu kërkua të shkruante një biografi zyrtare të Benito Mussolinit.

Libri i tij për Profetin Muhamet pati shumë jehonë dhe u prit shumë mirë nga lexuesi perëndimor. Gazeta prestigjioze “Herald Trubine” shkruan për librin: “...Padyshim që “Profeti Muhamet” nga Essad Bey, është biografia më mbresëlënëse dhe më imponuese e shkruar deri më sot, nga një prej shkimtarëve dhe personaliteteve më kompleks për kohën, që fatkeqësisht jetoi pak”.    

profeti.jpg

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 17:36

1 koment

  • Përgjigju alban

    Palo libër, pa referenca, mbushur me trillime, ngatërresa, fyes dhe ofendues, analiza anakronike... harxhova kohën kot që e lexova :(

    Saturday, 27 October 2018 02:17 komentuar nga alban

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çka na pret pas epidemisë?...

Aktualitet

Çka na pret pas epidemisë?...

Nga Skënder MULLIQI E para e mirë ndoshta pas gjithe këtyre marifeteve nga politikat mbrapshta, dhe nga epidemia , që ka mundësi të tërheqë vëmendjen , është “pushimi” i hajnive .Garda...

U infektua me koronavirus/ Drejtori i Urgjencës flet nga karantina: Shpresoj që përgjigja e tamponit të dalë…

Aktualitet

U infektua me koronavirus/ Drejtori i Urgjencës flet nga karantina: Shpresoj që përgjigja e tamponit të dalë…

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, që u infektua nga Covid 19, njofton se është në gjendje të mirë shëndetësore. Me një shënim në facebook, Brataj shprehet se është gati për...

Fitojnë betejën me Covid 19, shërohen dy infermiere

Aktualitet

Fitojnë betejën me Covid 19, shërohen dy infermiere

Ka shkuar në 15 numri i personelit mjekësor të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë. Ministrja Ogerta Manastirliu përmes një postim në Facebook, shkruan se dy infermierë ja kanë dalë me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!