×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Princi Harry do të ketë një të ftuar të veçantë në dasmë, e mbijetuara e sulmit surprizohet nga ftesa

E Enjte, 12 Prill 2018 16:55

Amelia Thomson, është një nga fëmijët që përjetoi sulmin e tmerrshëm në Manchester, por fatmirësisht e mbijetuar.

Surpriza e rradhës për Amelian do të jetë një ftesë dasme shumë speciale, ajo do të jetë e ftuar në dasmën e Princ Harryt.

Duket se e mbijetuara e sulmit ka mbetur pa fjalë.

“Mendova se po tallej me mua, mbeta pa fjalë”, tha vogëlushja për mediet britanike.

Muajin e kaluar, çifti mbretëror njoftoi se do të ftonte 1.200 pjesëtarë të publikut në ceremoninë martesore të 19 majit. Mes tyre do të jenë të rinj që i kanë shërbyer komunitetit.

Nëna e Amelias, Lisa Newton tha se kishte regjistruar vajzën mes kandidatëve për të marrë pjesë në ceremoni, për t’i dhuruar asaj momente kënaqësie pas traumës që i shkaktoi sulmi gjatë koncertit të Ariana Grande.

Plot 22 persona, përfshirë 5 fëmijë, humbën jetën në sulmin e majit të kaluar, ndërsa 500 të tjerë mbetën të plagosur.

Edhe Newton u ftua të merrte pjesë në dasmën më të diskutuar të vitit, por ajo ia dha ftesën një gruaje që humbi vajzën në sulm.

Të martën u bë e ditur se elita politike nuk do të marrë pjesë në ceremoninë martesore në kapelën e Sait George, në kështjellen “Windsor”, e në pritjen që do të pasojë. Theresa May dhe Donald Trump nuk do të jenë mes 600 të ftuareve, e as Michele e Barack Obama, që janë miq të Princit Harry.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...