Historia e rrallë e shqiptarit që donte ta birësonte çifti grek

Saturday, 14 Prill 2018 13:06


Një shtetas grek dhe dy shqiptarë janë arrestuar në ishullin e Rodosit në Greqi, për një çështje tepër të veçantë.

33-vjeçari grek kishte inskenuar eliminimin e ortakut të tij shqiptar, me të cilin kishin së bashku një dyqan permanenti.

Me ndihmën e dy shqiptarëve që gjithashtu u arrestuan, fillimisht ortaku 27-vjeçar ishte qëlluar me armë zjarri. Kjo ndodhi më 15 janar të këtij viti, ndërsa 27-vjeçari ishte në makinën e tij, por për fat, nuk u lëndua.

Më pas tentuan t’i vinin në banesë një sasi droge dhe pjesë të një arme luftarake, me qëllim që ta penalizonin.

Gafa e tre autorëve të shantazhit ishte se i bënë telefonata kërcënuese 27-vjeçarit, në kohën që policia kishte filluar hetimet dhe kështu i vuri ata nën pranga.

Gjatë arrestimit, të tre ata, një grek dhe dy shqiptarë, nisën të tregonin detaje për aktet e tyre.

Nga kontrolli në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi në cilësinë e provës, një sasi kanabisi me peshë 504 gramë, 47,5 gramë kokainë, një pistoletë me fishekë, një autoveturë, një motoçikletë, 10 celularë, 2 tableta dhe një shumë parash prej 3000 eurosh.

27-vjeçari shqiptar gëzon simpati të madhe në radhët e banorëve. Madje një i moshuar kishte dashur ta birësonte, ndërsa i kishte hapur dhe një llogari bankare mjaft të pasur. Por pengesat ligjore nuk e bënë të mundur birësimin, edhe pse prindërit e 27-vjeçarit, që jetojnë në Shqipëri, kishin dhënë pëlqimin e tyre. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...