×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sa i kushtojnë shtetit 5800 të burgosur?

Saturday, 14 Prill 2018 17:35

Plot 5800 persona ndodhen aktualisht të izoluar në qelitë e paraburgimeve apo të burgjeve në vend. Por sa kushton mbajtja në qeli e një personi taksapaguesve shqiptare? “ABC News” sjell një tablo të shifrave të kripura.

Një nga raportet më të fundit të Organizatës Botërore të Burgjeve dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, listoi Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan për numrin e të burgosurve. Referuar përllogaritjeve të bëra në këtë raport, rezultonte se të burgosurit në Shqipëri përbëjnë 0.2 përqind të numrit të popullsisë.

Aktualisht, numri personave të izoluar në paraburgimet dhe burgjet e vendit shkon në rreth 5800 persona, nga të cilat 100 janë femra. Kjo shifër shoqërohet me një kosto jo pak të kripur për buxhetin e shtetit. Por sa i kushton taksapaguesve shqiptarë mbajtja në qeli e një personi në 24 orë?

“ABC Neës” sjell një tablo të kostove, bazuar në të dhëna të siguruara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Duke llogaritur të gjitha shpenzimet e kërkuara, përfshi ushqimin, transportin, pagesat e punonjësve të policisë apo shërbime të tjera të nevojshme një i burgosur mashkull i kushton shtetit rreth 2 mijë lekë të rinj në ditë.

Ndërsa një e burgosur femër kushton nga 5 mijë deri në 5 mijë e 700 lekë në ditë. Diferenca e madhe e kostos mes dy sekseve vjen për shkak të specifikave të shërbimeve të nevojshme tek femrat. Të tilla janë shërbimet mjekësore për shtatzënat, apo nevojat për staf civil në raste e nënave me fëmijë nën 3 vjeç, që zgjedhin ta mbajnë foshnjën në burg. Kostoja shkon në rritje për të burgosurit e sëmurë, gati 6500 lekë në ditë. Ndërsa shpenzimi më i madh i sistemit të burgjeve shkon për të miturit, mbajtja në qeli e të cilëve kushton 12 mijë lekë në ditë.

Referuar shifrave, kostoja mesatare e një të burgosuri në Shqipëri varion nga 60 mijë deri në 360 mijë lekë në muaj për person, në një kohë që paga mesatare mujore në vend llogaritet në 45 mijë lekë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...