Biznesi që nisi nga pasioni për informatikën

Diel, 23 September 2018 18:49

Flet Marin Gjonaj, themelues dhe CEO i INFO-Telecom dhe Gjonaj Group 

Pasioni ndaj teknologjisë dhe informatikës e kanë shoqëruar që në moshën 18-vjeçare rrugëtimin e Marin Gjonaj, i cili sot është aksioner i INFO-Telecom, një prej sipërmarrjeve më të mëdha në vend sipas qarkullimit vjetor, që vepron me një model të veçantë biznesi.

Gjatë gjimnazit mirëmbante vullnetarisht anën teknike dhe administrimin e sallës së kompjuterëve të shkollës dhe, që në vitin e parë të universitetit, rektori i Universitetit të New York, i ndjeri Gramoz Pashko, e rekrutoi pranë Departamentit të IT, ku filloi të mësojë shumë për biznesin dhe modelet e korporatave.

Pas dy vitesh si Drejtor i Departamentit të Telefonisë në kompaninë Tring, ku mësoi dhe zgjeroi kontaktet brenda dhe jashtë vendit, i ushqente vetes vazhdimisht idenë për të krijuar kompaninë e tij, një carrier ndërkombëtar. Ai thotë se ky biznes donte investim minimal në kapital dhe iu drejtua në vitin 2009 sipërmarrësit Marsel Skëndaj.

Këtu nisi gjithçka, u themelua INFO-Telecom me dy aksionerë, ndërsa në mes të vitit 2018, Gjonaj ka marrë kontrollin e plotë të kompanisë. Në një intervistë për “Monitor”, Gjonaj flet për ecurinë e sipërmarrjeve të tij, ku spikat ndër të tjera Pro Marketing, me 1000 të punësuar aktualisht dhe plani që numri i tyre të arrijë në 2000 brenda një periudhe të shkurtër.

Kompania INFO-Telecom, vitet e fundit, ka shënuar rritje të shpejte të qarkullimit vjetor, duke u renditur ndër më të mëdhenjtë në vend. Si e vlerësoni ecurinë e saj dhe cili është konkretisht aktiviteti i INFO-Telecom?

INFO-Telecom është themeluar në vitin 2009. Rritja e shpejtë ka filluar që në vitin 2011 dhe ka qenë e vazhdueshme. Në vitin 2011, unë e drejtova INFO-Telecom në një carrier ndërkombëtar, ku 99% e të ardhurave dhe 99% të shpenzimeve ishin vetëm me Operator fix dhe celularë jashtë shtetit shqiptar. Pra klientët dhe furnitorët e INFO-Telecom janë operatorë telekomunikacioni fix dhe celularë në shtete të tjera, si Telecom Italia, Verizon, Tmobile Group, Telefonica, France Telecom Group, Vodafone Group, H3G, AT&T, China Telecom etj. Sot, në 2018, xhiroja vjetore projekton rreth 150 milionë euro dhe 350 operatorë fix dhe celularë që kanë nënshkruar marrëveshje interkoneksioni dypalëshe me INFO-Telecom.

Ky biznes bazohet në shitblerjen me shumicë të minutave të telefonisë Voice, sms, roaming, data roaming midis operatorëve ndërkombëtarë.
Tregu i INFO-Telecom është bota, prandaj dhe rritja e INFO-Telecom prej 2011 e në vazhdim ka qenë e vazhdueshme dhe do të vazhdojë të jetë në vitet e ardhshme pa diskutim. Sekreti i kësaj pune kanë qenë burimet njerëzore dhe PR ndërkombëtar që kam krijuar. Kam investuar vazhdimisht për këto burime njerëzore dhe sot INFO-Telecom është prezente me kompani bija në tre shtete (Rumani, Kosovë dhe SHBA/Nju Jork) ku dhe punëson 15 profesionistë kalibri në pjesën komerciale me mbi 20 vite përvojë në këto shtete dhe 35 punonjës në Tiranë që merren me pjesën administrative dhe teknike.

Sot, INFO-Telecom është renditur ndër kompanitë më të mëdha në Shqipëri dhe ndër taksapaguesit më të mëdhenj. INFO-Telecom është zanafilla ime si sipërmarrës dhe ka krijuar gjithashtu paraprijën për investimet e tjera që kam ndërmarrë ndër vite, duke diversifikuar portofolin tim dhe së fundmi, duke krijuar dhe Gjonaj Group Holdings ku INFO-Telecom bën pjesë.

Cilat janë kompanitë e tjera ku ju jeni aksioner dhe pse u diversifikuan në këto fusha dhe çfarë ndikimi kanë ato në ekonomi dhe punësim?

Siç e përmenda edhe më lart, së fundmi kam krijuar Gjonaj Group Holdings, ku përfshihen të gjitha kompanitë e mia. Kompanitë kryesore janë INFO-Telecom, Mactal Corp, Promarketing, Digicom dhe iReplace. Mactal Corp është kompani e themeluar në SHBA/Nju Jork dhe bën të njëjtën gjë sikurse INFO-Telecom, por për tregun e SHBA/Kanada, Amerikën e Jugut dhe Azi dhe ka të punësuar 6 persona.

Promarketing është kompani e profilit BPO (Business Process Outsourcing), e cila merret me shërbime call center për tregun italian, outsource të burimeve njerëzore, konsulencë marketingu etj. Promarketing është themeluar në vitin 2011 nga unë dhe bashkëshortja ime, Fationa Gjonaj. Më kujtohet kur kemi filluar vetëm me 10 punonjës, ndërkohë sot, Promarketing ka 1000 punonjës në Shqipëri të shpërndarë në 5 seli në Tiranë, Berat e Elbasan. Gjithashtu, Promarketing ka hapur prej 2016-s dy seli të tjera në Cosenza dhe Salerno të Italisë, duke punuar më afër klientëve të Italisë për këto shërbime.

Digicom, nga ana tjetër, një investim inovator, duke sjellë risi në Shqipëri për shërbimet e internet/TV dhe telefoni me fibër optike në çdo shtëpi. Kjo ishte sfida ime e parë me tregun vendas në vend, duke qenë se INFO-Telecom dhe Mactal Corp ishin të lidhura vetëm me tregun ndërkombëtar dhe B2B. Aktualisht, Digicom në ndikimin e tij në ekonominë shqiptare përtej risisë teknologjike dhe dixhitalizimit të shoqërisë, ka punësuar rreth 200 persona prej themelimit.

Në fund është dhe kompania iReplace, e cila është një franchise me 300 dyqane në Itali, Gjermani e Francë, e duke synuar zgjerimin në zonën e Ballkanit, aktualisht me dy dyqane në Shqipëri dhe një në Kosovë. Profili i këtij franchise është shitje aksesorësh dhe riparime celularësh me standard ndërkombëtar, sipas kompanive të origjinës.

Sipas lëvizjeve në ekstraktin e QKB, në maj 2018, ju jeni bërë aksioner 100% i INFO-Telecom dhe dy kompanive të tjera. Pse erdhi kjo lëvizje?

Po në maj 2018 kam blerë aksionet e ortakut dhe jam bërë kështu ortak i vetëm 100% tek INFO-Telecom, Digicom dhe Promarketing. Kjo lëvizje ishte prej kohësh një aspiratë e imja. Vetëm në fillim të vitit 2018 u krijuan rrethanat e volitshme për të blerë kuotat e ortakut e për t’u bërë aksioner 100% i të tre bizneseve të përmendura më lart dhe kështu krijova Gjonaj Group Holdings.

Cilat janë planet e ardhshme të Grupit Gjonaj në drejtim të diversifikimit dhe investimeve të reja?

Gjonaj Group Holdings aktualisht është duke strukturuar një menaxhim grupi të kompanive, duke synuar maksimizimin e fitimeve, optimizimin e operacioneve dhe diversifikimin në investime të tjera, kryesisht hoteleri, burime natyrore dhe energji.
Këtu do të doja të ndaja me ju dhe disa plane për Promarketing dhe Digicom për 12 muajt e ardhshëm.
Promarketing synon të arrijë numrin 2000 të të punësuarve dhe diversifikimin e klientëve për BPO. Ndërkohë te Digicom, synohet mbulimi kombëtar me fibër optike dhe ofrimi i shërbimeve konvergjente. Monitor.al

 

Rritja

Promarketing synon të arrijë numrin 2000 të të punësuarve dhe diversifikimin e klientëve për BPO. Ndërkohë te Digicom, synohet mbulimi kombëtar me fibër optike dhe ofrimi i shërbimeve konvergjente.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...