×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mbijetesa e makinave gjermane, VW: Ka 50% shans që të qëndrojnë liderë në treg

Tuesday, 16 October 2018 18:09

Prodhuesit gjermanë të makinave kanë një shans prej 50% që të mbijetojnë si liderë në industrinë e makinave, nëse nuk transformojnë biznesin e tyre në përputhje me rregullat e reja, sipas kreut të Volkswagen.

Prodhuesit e makinave janë ankuar për rregulloret e reja, përfshirë ndalimin e qarkullimi të makinave të vjetra me naftë në qytetet gjermanë si dhe masat e Bashkimit Europian për reduktimin e ndotjes, për shkak se dëmtojnë industrinë dhe ulin vendet e punës.

“Nëse vështroni kryeqendrat e vjetra të industrisë së makinave si Detroit, Oxfordi apo Torino, kuptohet se çfarë i ndodh qyteteve ku korporatat e mëdha dështojnë”, tha Herbert Diess, kreu i Volkswagen.

Shoqata gjermane e industrisë së makinave ka deklaruar se ndalimi i makinave me motor me djegie të brendshme deri në vitin 2030, kërcënon më shumë se 600,000 vende pune industriale në Gjermani.

Rregullat e ashpra mund të bëjnë që disa kompani të dalin jashtë loje për shkak të vrullit të reformave, që detyrojnë prodhimin e makinave elektrike.

“Nga dita e sotme, shanset janë 50/50 që industria gjermane të mbijetojë si elitë globale në 10 vitet e ardhshme”, tha ai, duke i’u referuar Volkswagen, BMW dhe Daimler.

Politikanët europian kanë rënë dakord që të reduktohet emetimi i gazrave ndotës me 35% deri në vitin 2030, një nivel më i lartë se s’kërkonte Gjermania.

BMW, Audi dhe Mercedes, kontrollojnë 90% të tregut të makinave luksoze dhe ulja e emetimit të ndotjes dëmton makinat me shumë kuaj fuqi dhe veçanërisht markat gjermane.

Volkswagen ndodhet ende në sfida për të tejkaluar skandalin e ndotjes dhe njësia Audi, u gjobit me 800 milionë euro këtë javë për shkelje të rregullave të ndotjes.

Transformimi drejt makinave elektrike mund t’i kushtojë Volkswagen 14,000 vende pune deri në 2020-ën, për shkak se kërkohet më pak kohë për të ndërtuar një makinë elektrike.

Makinat tradicionale kanë 1,400 komponentë brenda motorit, sistemit të marmitës dhe kambios, ndërkohë që një motori i dhe bateria e një makine elektrike ka vetëm 200 komponentë, sipas analistëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...