Gjobiten Apple dhe Samsung – Ngadalësojnë qëllimisht telefonat!

E Enjte, 25 October 2018 06:59

Gjigandët e teknologjisë, Apple dhe Samsung janë gjobitur së fundmi përkatësisht me €10 milion dhe €5 milion pasi hetimet italiane gjetën përditësime të softuerëve të cilëve i’u ishte “reduktuar ndjeshëm performanca”. Besohet se kjo është bërë për të nxitur blerjet e modeleve të rinj të Apple dhe Samsung.

“Apple dhe Samsung kanë zbatuar praktika të pandershme tregtare duke u kërkuar klientëve përkatës të instalojnë softuer të ri pa i dhënë më parë  informatat e duhura për ndikimin që do të kishte instalimi i softuerit të ri ose ndonjë mjet për rikthimin e funksionalitetit origjinal të produkteve” – u tha në një deklaratë .
Të gjitha firmat morën gjobën maksimale prej 5 milion euro secila dhe u urdhëruan të shfaqin një njoftim në faqet e tyre italiane për të informuar konsumatorët. Apple u gjobit me 5 milion euro shtesë për dështimin e dhënies së informacioneve të qarta për karakteristikat “thelbësore” të baterive të litiumit, duke përfshirë jetëgjatësinë mesatare të tyre.
Një zëdhënës i Samsung tha se kompania ishte e zhgënjyer nga vendimi dhe ka ndërmend të apelojë gjobën ndërsa Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...