×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Rrëzohet” teknologjia në SHBA – Amazon dhe Google bien në vlerë tregu prej raportit tremujor

Premte, 26 October 2018 19:10

Rezultati i gjigantit të shitjeve me pakicë, Amazon, theu pritshmëritë e analistëve, por të ardhurat dhe udhëzimi për tremujorin e katërt zhgënjyen, gjë që solli një rënie të madhe të vlerës në treg.

Kompania dha një udhëzim për të ardhurat në fund vit në segmentin $66.5 miliard – 72.5 miliard dollarë, shumë poshtë projeksioneve prej 73.8 miliardë dollarë. Tremujori i katërt është edhe periudha më e rëndësishme e shitjeve të Amazon, për shkak të sezonit të pushimeve.

Aksionet e Amazon ranë me 10%, në 1,600 dollarë për aksion, që është rënia më e madhe që prej Janarit 2014. Të ardhurat nga shitja u rritën me 29% me bazë vjetore, ndërsa shitjet në Amerikën e veriut u rritën me 35%, në 34.3 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, të ardhurat neto u rritën më shumë se 10-fish nga e njëjta periudhë një vit më parë, në një nivel rekord prej 2.8 miliardë dollarë, duke shënuar tremujorin e katërt radhazi që fitimi kalon 1 miliardshin.

Raporti i Amazon vjen në një kohë të shitjeve nën panik të sektorit të teknologjisë. Gjiganti tjetër, Google, ra me 7% pas publikimit të rezultatit për tremujorin.

Të ardhurat e Google u rritën me 21%, në 33.74 miliardë dollarë, duke dështuar të arrijnë projeksionet.

Të ardhurat nga reklamimi, përbënin 86% të totalit. Kompania theksoi luhatjet jo të favorshme në valutë për ngadalësimin e të ardhurave. Sipas analistëve, çmimi më i ulët i reklamave për të kënaqur rregullatorët, ligjet e reja mbi privatësinë në Europë si dhe konkurrenca më e ashpër me Amazon, kanë luajtur një rol gjithashtu.

Të ardhurat jo nga reklamat, që përfshijnë shitjet e aplikacioneve për celularë dhe shërbimet cloud, dështuan gjithashtu të arrijnë projeksionet. Fitimi neto i Google arriti në 9.2 miliardë dollarë, apo 13.06 dollarë për aksion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...