Kina nxit shitjen e makinave – Ul taksën e blerjes me 50%. Volkswagen, Mercedes rriten në bursë

Hënë, 29 October 2018 18:59

Kina po konsideron përgjysmimin e taksës së blerjes së makinave, në mënyrë që të nxisë shitjet në tregun më të madh të automjeteve në botë. Kjo solli një rritje në vlerë tregu të prodhuesve gjermanë, si Volkswagen dhe Daimler.

Organi kryesor i planifikimit ekonomik në vend, ka prezantuar një plan për të ulur taksën e blerjes në 5% nga 10%, te makinat për pasagjerë me motor jo më të madh se 1.6 litra.

Shitjet e makinave në Kinë, pritet të tregojnë rënien e parë vjetore në 2 dekada, prej luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara. Rënia e blerjeve nga konsumatorët kinez po ndihet te prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë, nga Volkswagen e deri te Ford.

Volkswagen, që shiti vitin e kaluar 39% të makinave në Kinë, pati rritje me 6% në vlerë tregu në 145.04 dollarë për aksion, që është rritja më e madhe ditore në më shumë se 2 vite. BMW dhe Daimler, që e cilësojnë Kinën si tregun kryesor, patën gjithashtu rritje të mprehtë.

Makinat me përmasën e motorit deri në 1.6 litra, përbënin 70% të totalit të automjeteve për pasagjerë të shitura vitin e kaluar, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Makinave.

Nëse plani i taksës miratohet, do të ishte përpjekja e fundit e Kinës për të mbështetur ekonominë prej 12 trilionë dollarësh, që është ngadalësuar këtë vit prej luftës tregtare. Blerjet e makinave të reja ranë me 12% në 2.06 milionë në Shtator me bazë vjetore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...