Bleona: Pjesë e librit tim sheikë, miliarderë dhe politikanë shqiptarë

E mërkurë, 07 November 2018 20:35

Prej disa vitesh Bleona Qerreti ka lajmëruar se është duke punuar për të nxjerrë në treg një libër që mban emrin dhe firmën e saj. Në të ajo do të shkruajë të pathënat dhe të gjitha të vërtetat e jetës së saj. Në një intervistë për ‘Telegraf’, Bleona ka treguar detaje të rëndësishme të librit të shumëpritur. Libri synon më tepër tregun ndërkombëtar.

“Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës. Sepse siç kam thënë në intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë.

Theksoj që nuk ka lidhje me këtë. Por me marrëdhëniet njerëzore, si jam bërë Bleona që jam sot. Aty tregoj të gjitha vështirësitë, me çfarë jam përballur, me njerëzit që kanë dashur të më pengojnë, ose më kanë ndihmuar.

Është libër për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale. Dhe nuk është për tregun shqiptar, por për atë ndërkombëtar. Shqipëria është vetëm 10% në gjithë librin. Madje më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen ‘legjendat e mendjes së tyre’, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrat, as tek qeveria në Shqipëri.

Pjesë e librit janë sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash. Sigurisht edhe politikanë shqiptarë, por nuk ka lidhje me marrëdhëniet seksuale”,- shprehet këngëtarja.

Më tej në intervistë Bleona zbuloi se nuk di të ndalet. Pasi ajo përsëri po punon për një këngë të re, e cila është bërë nga një producent europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...