Makinat drejtojnë ekonominë gjermane – Rimëkëmbja varet nga lufta tregtare dhe kërkesa e Kinës

Hënë, 12 November 2018 07:00

Industria e makinave po drejton përsëri ekonominë më të madhe të Europës. Prodhimi i makinave në Gjermani pritet të marrë vrull përsëri këtë tremujor, pasi prezantimi i rregullave të reja frenoi industrinë dhe solli një ngecje të ekonomisë gjatë verës.

Megjithatë, vrulli i rimëkëmbjes është ende në dyshim, për shkak se prodhuesit po ndiejnë tensionet tregtare dhe ngadalësimin e kërkesës nga Kina.

Ndërkohë që Gjermania përbën thuajse 1/3-ën e ekonomisë së eurozonës, performanca e vendit ka gjithashtu ndikime më të gjera. Rritja ekonomike e 19 vendeve të Eurozonës u ngadalësua në vetëm 0.2% në tremujorin e tretë, që është norma më e ngadaltë në 4 vite.

Ngadalësimi përkoi me prezantimin e rregullave të reja të testimit të makinave, që dëmtuan shitjet e modeleve të reja në Europë, gjë që solli një goditje për sektorin në Gjermani. Prodhimi industrial u tkurr në tremujorin e tretë, por ministria e Ekonomisë pret një rimëkëmbje në muajt e ardhshëm.

Sipas shoqatës së prodhuesve gjerman të makinave VDA, rreth 440,000 makina të reja janë prodhuar në Tetor, krahasuar me 310,000 në Gusht. Për rrjedhojë sipas analistëve, rritja ekonomike e Gjermanisë pritet të rikthehet në 0.8%.

Megjithatë, nuk është vetëm prezantimi i rregullave të reja për ndotjen që po frenon industrinë. Rritja e ngadaltë ekonomike në Kinë mund të reduktojë kërkesën në tregun kryesor të makinave gjermane. Për Volksëagen, Kina përbën rreth 40% të dërgesave totale në të gjithë botën.

Kina është gjithashtu tregu më i madh për Mercedes Benz, BMË dhe markat luksoze si Porsche. Prodhuesit e pjesëve të makinave si Continental dhe Schaeffler, përmendën kërkesën kineze ndër çështjet kryesorë që do të frenojnë fitimet.

Aktualisht, ekzekutivët e industrisë kanë ende besim. Liderët e Volkswagen dhe Daimler deklaruan se shitjet e Tetorit do të ndiejnë ende vështirësitë, por që pritet rimëkëmbje pas kësaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...