Aksident me vdekje në dalje të tunelit në Elbasan

Hënë, 16 Prill 2018 09:52

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit të Elbasanit, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjerja e mjetit si dhe është në gjendje të rëndë shoferi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetasja XH.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëherë janë dërguar në spital.

Shtetasja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 10:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...