Zinxhiri i vrasjeve 27 vjeçare nisi për një borxh, dyshimet se përse u vra ish-polici

Premte, 01 February 2019 22:24

Prokuroria ka dyshime të forta se 3 vëllezërit Bilali, më i fundit i tyre i vrarë pak ditë më parë, janë viktima të një zinxhiri vrasjesh të nisura 27 vite më parë për shkak të një borxhi.
Siç thuhet në raportin e referuar në polici, nga Sektori kundër Vrasjeve, krimet e nisura në vitin 1992 mes familjes Xhabafti dhe një familjeje tjetër Ymeri, të dyja këto me vikima, kanë futur në shënjestër edhe familjen Bilali.

Këta të fundit, sipas informacioneve të referuara, dyshohet se kanë mbështetur gjatë këtij konflikti mes dy fiseve, familjen Ymeri. Për këtë shkak, sipas dyshimeve ende të paprovuara të policisë, por që nuk iu vendos asnjëherë emër, u vranë brenda një dekade dy vëllezërit Bujar dhe Leonard Bilali.

Të dyja këto krime vazhdojnë të jenë pa autorë. Edhe për ekzekutimin në afërsi të shtëpisë të vëllait të tretë, Arben Bilali, është ngritur pista e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe dyshimet për ngjarje të tjera.

Pas pyetjes së Albert Xhabaftit, që është vëllai i Baki Xhabaftit, vrarë pak kohë më parë, policia ka vazhduar me marrjen në pyetje të 10 personave, kryesisht dëshmitarë okularë. Dy nga dëshmitarët, që janë edhe shokë me viktimën, kanë treguar lëvizjet e dyshimta të disa makinave, e të një motori, sa herë kishin marrë si pasagjer 50-vjeçarin.

I pyetur nga hetuesit, Albert Xhabafti mohoi të ketë konflikte me familjen Bilali, ndërsa për ditën e krimit, ai kishte si alibi drekën me miqtë e tij, një alibi e vërtetuar nga kamerat e sigurisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...