×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rrëfehet aktori: Pija alkool për të përballuar famën e Harry Potter

Diel, 24 February 2019 11:11

Daniel Radcliffe është një nga fytyrat më të famshme në botë falë rolit të tij në filmin Harry Potter. Dhe aktori foli hapur për problemet që hasi për shkak të rolit të magjistarit që luajti gjatë viteve të adoleshencës.

Radcliffe u bë i famshëm në moshën 12-vjeçare pas publikimit të filmit Harry Potter. Gjatë një interviste për Off Camera With Sam Jones, 29-vjeçari zbuloi se filloi të pinte alkool për të përballuar vëmendjen masive që mori, pasi çdo lëvizje e tij ishte në sytë e publikut dhe medias.

“Në rastin tim, mënyra më e shpejtë për të harruar që isha në qender të vëmendjes ishte të dehesha,”-tha ai. “Kur je aq shumë i pirë e kupton se njerëzit të shohin akoma më shumë dhe jo se je i njohur por sepse je i dehur dhe ti pi akoma më shumë.”

Radcliffe tha se arriti të tërhiqej nga errësira e abuzimit me alkoolin me ndihmën e miqve të ngushtë, që i dhanë këshilla dhe u kujdesën për mirëqenien e tij.

“Mu deshën disa vite dhe shumë përpjekje. Në fund të fundit ishte vendimi im. U zgjova në mëngjes pas një nate që kisha pirë dhe thashë kështu nuk shkon.”

Aktori shtoi se nuk i shkon mendja për të pirë dhe se ndihet shumë më i lumtur tani, që jeta e tij nuk është një kaos.

Pavarësisht nga pasigurtë që erdhën në jetën e tij së bashku me famën, 29-vjeçari rrëfehet se nuk pendohet që luajti rolin.

“Asnjëherë nuk kam dashur që të mos isha Harry,”-tha aktori.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...