Masakra në Bllok/ Ervis Martinaj dhe Ervin Mata bashkëpunëtore? Po hetohet për…

Premte, 15 Mars 2019 17:27

Prokuroria e Tiranës po kryen verifikime për Ervin Matën dhe Ervis Martinaj, pasi ata dyshohet se kanë bashkëpunuar më herët, për blerjen dhe investime në disa prona në Tiranë. Prokuroria është duke verifikuar disa kontrata mes Ervin Matës dhe disa miqve të Martinajt.

Këta persona kanë pasur disa prona në Tiranë, por jo vetëm, në të cilat Mata ishte në rolin e investitorit. Për këtë marrëdhënie, ata kanë pasur edhe kontrata bashkëpunimi dhe është duke u parë nëse konflikti mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes tyre.

Burimet thonë se ende nuk ka një rezultat nga këto verifikime, por hetimet vazhdojnë, ndërsa gjatë javës që vjen, Ervin Mata, i cili tashmë është në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, do të merret në pyetje.

Gjatë kësaj jave, avokati i Ervin Matës ka dorëzuar në Prokurori një memo me anë të së cilës i kërkon që të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Mësohet se ai ende nuk ka dhënë dëshminë në Prokurori për ngjarjen e rëndë dhe ka kërkuar të japë shpjegimet dhe pretendimet e tij.

NGJARJA

Ngjarja në fjalë ndodhi në 4 tetor, rreth orës 21:30 në ish-Bllok në kryeqytet, ndërsa rreth 12 orë pas përplasjes, Policia njoftoi se bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa shpalli në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabiol Allushaj, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e së enjtes së 4 nëntorit, në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të lokalit “Monopol”, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...