“U lodha, më ndihmoni të zgjedh: jetën apo vdekjen;”, adoleshentja vret veten pasi sondazhit në Instagram

E mërkurë, 15 May 2019 21:35

Një 16-vjeçare vrau veten në Malajzi, pasi kishte hapur një sondazh në internet, ku pyeste ndjekësit e saj nëse duhej t’i jepte fund jetës apo jo.

Ajo është hedhur nga dritarja e pallatit ku jetonte, ndërsa para se të ndërmerrte këtë akt, ajo kishte shkruar në Instagram: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës. Më ndihmoni të zgjedh jetën apo vdekjen”.

Më pas ajo kishte përdorur një aplikacion sondazhesh në Instagram, për 24 orë, ku 69% kishin votuar “vdekjen”.

Rasti në fjalë ka hapur debate të shumta në mesin e ligjvënësve malajzianë të cilët kërkuan një hetim më të gjerë.

Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Syed Saddiq Syed Abdul Rahman bëri thirrje gjithashtu për një hetim, duke thënë se rritja e numrit të vetëvrasjeve dhe çështjeve të shëndetit mendor midis të rinjve duhej marrë seriozisht.

Sipas ligjit malajzian, kushdo që dënohet për nxitje të vetëvrasjes, mund të përballet me dënimin me vdekje ose deri në 20 vjet burg dhe një gjobë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Italiani i famshëm rrezikon jetën në Shqipëri

Aktualitet

VIDEO/ Italiani i famshëm rrezikon jetën në Shqipëri

‘Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir’. Kështu shkruan faqja e internetit e kritikut italian të...

Lotaria Amerikane/U shty për shkak të pandemisë, pritet sot dalja e përgjigjeve

Aktualitet

Lotaria Amerikane/U shty për shkak të pandemisë, pritet sot dalja e përgjigjeve

  Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues. Ndonëse...

FOTO/ Thaçi selfie me Ramën: Me Edin si çdoherë, pa protokoll...

Politikë

FOTO/ Thaçi selfie me Ramën: Me Edin si çdoherë, pa protokoll...

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit në Prishtinë shkruan se takimi...

Sondazh

Nothing found!