Studimi: Ndryshimet e Mark Zuckenberg po penalizojnë Facebook-un

E mërkurë, 29 May 2019 19:34

Përpjekjet e shefit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, për të rritur sigurinë dhe për të eleminuar nga rrjeti social postime me përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes, kanë bërë që përdoruesit të kalojnë më pak kohë në Facebook.

Sipas një studimi të fundit nga kompania “eMarketer” mesatarja e kohës që qytetarët amerikanë kalojnë në Facebook ka pësuar rënie me 3 minuta. Sipas rezultateve kjo lidhet pikërisht me përpjekjet e Facebook për të goditur dezinformimin dhe lajmet me përmbajtje sensacionale.

Studiuesit paralajmërojnë se kjo kohë do të ulet edhe me 1 minutë më shumë vitin e ardhshëm, duke e çuar në një total prej 37 minutash në ditë.

Më herët Facebook ndryshoi përsëri algoritmet e News Feed, duke i dhënë përparësi postimeve të miqve dhe familjarëve, si dhe lidhjeve me persona të afërt që keni në këtë rrjet social.

Këto ndryshime kanë bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të shpenzojnë më pak kohë në Facebook dhe ky fakt përkthehet në më pak të ardhura financiare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...