Historia e Davidit, në familjen e tij nuk ka 1 qershor

Saturday, 01 June 2019 21:39

1 qershori nuk është vetëm ditë feste, për Davidin 8-vjeçar është thjesht një datë, në një ambient të mjeruar. Së bashku me vëllanë dhe prindërit jeton në një dhomë që nuk ofron asnjë kusht. thirrja e prindërve në ditën e abetares shkon për sigurimin e një banese dhe ndihmë

Në familjen e Davidit, 1 Qershori nuk është ditë feste, në të nuk ka vend për dhurata dhe dëshira.

Edhe pse 8 vjeç nuk ka shkuar asnjë ditë në shkollë, për shkak të problemeve shëndetësore dhe pamundësisë së familjes. Nuk ka pasur kurrë lodra dhe për një qershorin dëshiron një të tillë.

"Dua lodra", tha fëmija.

Familja Tufa ka 6 fëmijë, katër prej të cilëve ndodhen në Shtëpinë e Fëmijës. Dy Më të vegjlit, jetojnë në këtë dhomë së bashku me prindërit, në mungesë të energjisë, ujit dhe shpesh të ushqimit.

"Nuk kam asgjë që t'i çojë fëmijëve të mi. Kërkojnë lodra, unë s'kam mundësi që ti blej", tha nëna e fëmijëve.

Nazimja, kërkon strehim dhe ndihmë për ditë më të mira për fëmijët e saj.

"Pa ndihmë ekonomike. Ca me lypje ca me kanoçe, mezi nxjerr bukën e gojës"

Këto pamje nuk janë vetëm realiteti i familjes së Nazimes, por i një pjese të madhe të komunitetit rom përditshmëria e të cilëve është e mbushur me sfida dhe mjerim.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...