Parashikimi i motit për ditën e sotme, 15 qershor 2019

Saturday, 15 June 2019 09:04

Sipas MeteoAlb bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime gjatë gjithë ditës, por vranësira të lehta e kalimtare paraqiten zonat malore. Pasditja mbetet sërish me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat ditore nga 20°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Sot në përgjithësi, nuk priten reshje.

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje, kryesisht gjatë pasditeve.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale

Në bregdet: 22 / 31 °C

Në vendet e ulëta: 20 / 35 °C

Në vendet malore: 16 / 31 °C

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...