Kinematografia dhe teatri në zi, ndërron jetë “mjeshtri” Franco Zeffirelli

Saturday, 15 June 2019 16:19

Ndërron jetë një nga mjeshtrit e kinematografisë botërore, italiani Franco Zeffirelli.  

Regjisori i lindur në Firence 96 vjet më parë u shua në shtëpinë e tij në Romë, pas një sëmundje të gjatë.

Edhe pse në moshë, regjisori sapo kishte përfunduar detajet e fundit të versionit të tij të Traviatës, që do të shfaqet në Arenën e Veronës javën e ardhshme, me një emocion ende më të madh pas humbjes.  

Me Pavarottin

Historia artistike e Zeffirellit si në fundin e jetës ashtu edhe në fillimet e karrierës pasqyron ndërthurjen e botës së teatrit dhe operës me atë të kinematografisë, ku veprat e William Shakespeare kanë ndikuar në mënyrë të pashmangshme artin e tij.  

nga filmi “Zbutja e kryeneçes”

Fillon karrierën shumë i ri, pas një femërie të vështirë si jetim,  me një tjetër gjigant të kinematografisë italiane, Luchino Visconti, për të cilin punon si asistent dhe skenarist.

Në vitet ’50 dhe ’60 shquhet më së shumti për veprat teatrale, por merr famë ndërkombëtare me filmin Romeo dhe Xhulieta, si dhe me 
Zbutjen e kryeneçes me Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, për të cilin nderohet me nominimin për Oskar si film dhe çmimet për skenografinë dhe kostumet.   

nga filmi Romeo dhe Xhulieta

Gjithmonë më i vlerësuar në botën anglosaksone sesa në vendlindje, edhe për karakterin e tij të fortë dhe gjykimet aspak konformiste për shoqërinë dhe politikën italiane,  Zeffirelli bashkëpunon me yje si Mel Gibson me të cilin vë në ekran Hamletin, si me Charlotte Gainsbourg që spikat në Jane Eyre, dhe ka suksesin e fundit me filmin autobiografik, “Një çaj me Mussolinin”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...