×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

I vunë tritol makinës para shtëpisë, flet mësuesja Eriselda Agalliu: Jam e tronditur!

Tuesday, 17 Prill 2018 10:43

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur banorët e qytetit të Patosit.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur eksploziv në automjetin tip “Nisan” në pronësi të Eriselda Agalliut, mësuese matematike në gjimnazin “Zhani Ciko” të këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen “1 Maj” të këtij qyteti. Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti (Agalliu e kishte parkuar para banesës së saj), ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se në momentin që ka ndodhur shpërthimi, mësuesja dhe djali i saj i vogël 5-vjeçar kanë qenë në gjumë.

Po të njëjtat burime thanë se ngjarja është e përsëritur, pasi mësueses Eriselda Agalliu edhe një makinë tjetër tip “Lancia” i është hedhur në erë 5 muaj më parë.

E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, mësuesja u shpreh se është shumë e tronditur dhe se ka treguar gjithçka në polici (ka dëshmuar për afro 4 orë):

 “Jam shumë e shqetësuar dhe nuk më lidh asgjë me atë që ka ndodhur.

Nuk kam asnjë konflikt. Nuk e lidh dot me asgjë ngjarjen. Di të them vetëm që jemi tronditur shumë. Djali i vogël është trembur shumë dhe unë nuk jam në gjendje të lidh asgjë. Ia lë në dorë policisë të zbulojë gjithçka.

Ka marrë kamerat e sigurisë që janë në të gjithë zonën dhe po i verifikon. Policia ka të gjitha deklaratat e mia. Në kamerat e sigurisë duket një makinë që kalon dhe parkohet për tri minuta pranë makinës sime e më pas largohet.

Duhet verifikuar çdo gjë. Ka shumë mundësi të jetë ngatërruar edhe makina. Të bëhet sa më shpejt gjithçka duhet. Nesër do të shkoj si çdo ditë në punë, nuk fshihem nga askush”, deklaroi Eriselda Agalliu.

Ndërkaq, banorë të lagjes dhe tregtarë që ushtrojnë aktivitetin pranë shtëpisë së saj u shprehën se mësuesja nuk është njeri problematik, madje ajo dhe familjarët e saj gëzojnë respekt dhe janë një familje e nderuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...