Lanë fshatin për një jetë më të mirë, tre fëmijët përballen me bullizmin

E mërkurë, 09 October 2019 22:07

13, 8 dhe 5 vjeç janë fëmijët të cilët tregojnë se si përjetojnë çdo ditë në ambientet e shkollës bullizmin. Në një situatë të tillë shkolla u është kthyer në një ambient aspak të këndshëm ku nuk shkojnë me dëshirë.

Bullizmi është një prej fenomeneve me të cilën përballen fëmijët të cilët shpërngulen nga fshati në qytet.

Ky djalë është një nga viktimat e bullizmit. Ai është në klasë të shtatë, familja e tij u shpërngul nga zonat rurale drejt Tiranës për tu siguruar fëmijëve mundësi më të mirë shkollimi dhe jetese. Por me fillimin e shkollës ky fëmijë u përball me bullizëm.

"Në fshat isha shumë mirë, ndërsa kur erdha këtu disa shokë më tallnin dhe nuk silleshin mirë me mua"

Emri i ngjallur i gjyshit, është një nga arsyet përse 13 vjeçari është vendosur përball fenomenit global të bullizimt.

"Më shanin nga emri dhe lloj lloj gjëra të ndryshme. Me vinte që mos vija në shkollë. Më thoshin që ti je bari dhe shkon ruan lopët"

Të njëjtën situatë kanë përjetuar edhe motrat e tij më të vogla, të cilat ndoshta fjalëpak, por arrijnë të përcjellin shumë mirë se si janë ndjerë nga sjellja e bashkëmoshatarëve të tyre.

"Unë qaja se më mërzisnin shokët"

Në Raportin r komisioneres për të drejtat e njeriut në këshillin e Europës, Dunja Mijatovic thuhet se 1 ne 5 fëmijë janë viktima të bullizmit të shkollë.

Mjediset ku ndodh bullizmi janë klasat, të cilat zënë 28% të rasteve dhe oborri i shkollës me 25% në oborrin e shkollës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...