Banka e Shqipërisë: Papunësia u shtua, të ardhurat e shqiptarëve ranë ndjeshëm

Premte, 11 October 2019 09:57

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë të vitit.

Rezultatet e vrojtimit treguan se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve ka rezultuar në rënie gjatë periudhës. Gjithsesi, rënia e shpenzimeve ka qenë disi më e theksuar se rënia e të ardhurave, duke sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura-shpenzime) të familjeve.

Gjatë periudhës, numri total i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Një terma vjetorë, rënia ka ardhur nga rënia e numrit të të vetëpunësuarve, ndërkohë që punësimi në sektorët e tjerë ka rezultuar në rritje.

Indeksi i të ardhurave të familjeve shënoi 108.6 % në 6mujorin e parë 2019 nga 113.5% që ishte në fund të vitit 2018 në raportin me (indeksi 100 % në vitin 2010).

Gjithashtu indeksi i shpenzimeve në pjesën e parë të vitit arriti në 109.1 % nga 11.6% në fund të vitit.

Nëse analizohet ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve huamarrëse, konstatohet se ecuria e indekseve të të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë në rënie gjatë periudhës, por rënia e të ardhurave ka qenë disi më e theksuar.

Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj, mbi një kampion rastësor prej 2010 familjesh, me shpërndarje në të gjithë vendin.

Vrojtimi i radhës i referohet zhvillimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 dhe pritjeve për gjashtëmujorin e dytë të tij. Rreth 90% e familjeve të kampionit të përzgjedhur kanë marrë pjesë në procesin e vrojtimit. Rreth 56% e tyre banojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.

Kërkesa për huamarrje e familjeve vijon të mbetet e moderuar. Sipas vrojtimit, rreth 67% e të përgjigjurve kanë deklaruar se “nuk presin të marrin hua të re në 6-mujorin e ardhshëm“. indeksi i mundësisë për të marrë një hua të re ka rezultuar 0.149, dhe ka shënuar rënie krahasuar me vrojtimin e

Ngarkesa me borxh e familjeve mbetet ka shfaqur prirje rënëse. Nga vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve rezulton se në fund të gjashtëmujorit të parë 2019, rreth 24% e familjeve shqiptare të vrojtuara kanë të paktën një borxh për të paguar. Kjo peshë ka rezultuar në rënie në tre gjashtëmujorët e fundit dhe është 5 pikë përqindjeje nën mesataren historike (që prej vitit 2010)./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...