Aksidentet, më shumë viktima/ Në 9 muaj bilanc lufte, 157 të vdekur në rrugë

Hënë, 21 October 2019 21:37

Pak metra në dalje të tunelit të Krrabës, në drejtim të Elbasanit, mbrëmjen e së shtunës ndodh një aksident ku humb jetën Elton Maçolli, specialist helikopterësh pranë bazës ajrore të Farkës. 37 vjeçari Maçolli, duke drejtuar makinën tip Seat, përplaset pas një kamioni çka shkakton edhe shpërthimin e makinës.

Këto janë pamjet që Top Channel ka siguruar nga momenti i aksidentit ku u përfshi Elton Maçolli, vëllai i deputetet së partisë socialiste, Blerina Gjylameti.

Vetëm gjatë ditës së diel, në vend janë regjistruar tre aksidente të cilat kanë rezultuar me pasojë vdekjeje. Në Farkë, një drejtues motoçiklete mbetet i vdekur pasi u përplas nga një makinë. Ndërsa në autostradën Kavajë Durës, një automjet përplas një këmbësor 80 vjeçar i cili po ashtu ndërroi jetë.

Në Divjakë u regjistrua një tjetër aksident, ku një 17 vjeçar pa leje drejtimi, i cili po lëvizte me një fuoristradë, përplas për vdekje 64 – vjeçarin Fatmir Muça, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Megjithatë sipas INSTAT, numri i aksidenteve ka pasur ulje dhe kjo reflektohet gjatë muajit shtator të cilat janë edhe të dhënat e fundit të publikuara.

Shatori i këtij viti, rezulton me 34 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke rënë kështu me 21.8%.

Megjithatë, pavarësisht rënies së numrit të aksidenteve dhe numrit të të plagosurve në këto ngjarje, ajo çka vihet re është se shtatori i këtij viti ka një dyfishim të numrit të të vdekurve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga 9 të vdekur në shtatorin e 2018-ës, shtatori i këtij viti ka regjistruar 20 të vdekur.

Po ashtu edhe periudha 9 mujore, Janar – Shtator e këtij viti, rezulton me më shumë të vdekur se e njëjta periudhë e 2018-ës.

Nga 152 të vdekur vitin që shkoi, 9 mujori i këtij viti ka regjistruar 5 më shumë.

Për të njëjtën periudhë 9 mujore, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në 85.8% të rasteve, kanë qenë drejtuesit e mjeteve.

Këmbësorët sipas Instat, rezultojnë të kenë qenë më pak shkaktarë të aksidenteve se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...