Qetësohet tregu valutor, euro nis të bjerë sërish

E mërkurë, 23 October 2019 15:42

Monedha e përbashkët po humbet pikë prej fillimit të kësaj jave në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 123.12 lekë, apo rreth 0.17 pikë më pak se një ditë më parë. Prej fillimit të javës euro ka humbur përkundjet lekut vendas më shumë 0.75 pikë, ndërsa prej fillimit të tetorit ishte forcuar përkundrejt lekut me 1.73 pikë.

Euro u forcua në tregun vendas, pasi pati një kërkesë në rritje për valutë nga kompanitë të cilat do të transferojnë fitimet te kompanitë mëma, pas shpërndarjes së disidentit. Këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, një lehtësi fiskale për bizneset, sipas së cilës, bizneset do të tatoheshin me 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë (nga 15% që ishte më parë), përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Sipas aktorëve kryesor të tregut gjatë ditës së sotme tregu ka qenë shumë i qetë dhe pothuajse nuk ka pasur tregtim fare, prandaj e konsiderojnë stabël nga dje. Sipas tyre një tjetër ndikim në fillim të javës ishte edhe afati i fundit për pagesën e detyrimeve.

Ekspertët e tregut valutor thonë se në përgjithësi muaji tetor dhe nëntor njihen si muaj të vdekur, pasi nuk ka volume tregtare.

https://www.monitor.al/images/2019/10/kk-23-tetor-300x156.jpg 300w, https://www.monitor.al/images/2019/10/kk-23-tetor-185x96.jpg 185w, https://www.monitor.al/images/2019/10/kk-23-tetor-110x57.jpg 110w, https://www.monitor.al/images/2019/10/kk-23-tetor-442x230.jpg 442w, https://www.monitor.al/images/2019/10/kk-23-tetor-100x52.jpg 100w" sizes="(max-width: 680px) 100vw, 680px" data-lazy-loaded="true" style="margin: 0px; padding: 0px; user-select: auto !important; border: 0px; max-width: 960px; display: inline;">

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...