Fiskalizimi, Ekspertët: Biznesi do të hasë probleme, rrezikon gjoba

Hënë, 28 October 2019 21:02

Ekspertët e çështjeve fiskale, ata që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me biznesin kanë jo pak rezerva për fiskalizimin, procesin e nisur me bujë nga Ministria e Financave dhe që parashikon deklarimin e faturave nëpërmjet një aplikacioni online.

Për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Artur Papajani, shtyrja me tre muaj e hyrjes në fuqi të fiskalizimit nuk do të ndihmojë në zbatimin e tij në terren, pasi koha në shërbim të bizneseve dhe administratës është e pamjaftueshme.

“Bëhet fjalë për një masë të madhe biznesesh jashtë kryeqytetit, të cilët do të kenë probleme. Kam përshtypjen që do ta çorientojë administratën”, thotë Papajani.

Artur Papajani parashikon se biznesi do të përballet me probleme të shumta gjatë zbatimit të fiskalizimit, duke rrezikuar që të gjobiten, ashtu siç parashikon tashmë edhe drafti që konkretizon këtë proces. “Për periudhën e vitit të parë nuk ishte nevoja të zbatoheshin penalitetet. Që në muajin e parë, të përballet një biznes me penalitet… Ministria duhet të kishte shoqëruar një masë tjetër tranzitore në ligj që në të gjithë vitin 2020 të mos zbatohej asnjë penalitet”, shprehet Papajani.

Ministria e Financave ka njoftuar se bizneset e vogla do të përfitojnë falas aplikacionin, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë kosto të tjera shtesë, për mirëmbajtjen, kompjuterët, printerët etj. Kryefinancierja Anila Denaj, ende nuk e ka bërë publike sesa është kjo kosto, edhe pse e premtoi atë që në shtator.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...