Reshje shiu në të gjithë vendin, mësoni si priten të jenë temperaturat sot

Premte, 08 November 2019 08:17

Ditën e sotme priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, por mesatare në qarqet e tjera. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton se intensiteti i reshjeve do të vijë duke u zvogëluar gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme rreziku për përmbytje do të zvogëlohet ndjeshëm. Në pjesën e basenit Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës ka patur reshje të dobëta dhe shumë më të ulëta se ato të parashikuara. Për arsye të uljes së rrezikut nga përmbytjet lumore është hequr paralajmërimi nga këto përmbytje për ditët e ardhshme. Në të gjithë territorin, lumenjtë kryesorë do të kenë prurje të larta, por nuk ka rrezik nga përmbytjet ose dalje të lumenjve nga shtrati.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 19 °C

në vendet e ulëta: 13 / 18 °C

në vendet malore: 9 / 14 °C

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...