Kapet drogë dhe armë në Tiranë, arrestohen dy persona

E Enjte, 21 November 2019 09:45

Policia e Tiranës në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë natës ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë

Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike heroine armë zjarri e sende të tjera.

Në makinën e të shoqëruarve janë gjëtur 4 kilograme Herionë

Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e Policisë.

Në prangta e policisë kanë rënë Klajdi Balla 28 vjeç dhe Donaldo Llupo 18 vjeç, të dy banues në Berat/

Policia kishte informacion se këta persona kryenin aktivitet të paligjshëm dhe i ka mbajtur nën vëzhgim. Gjatë mbrëmjes këta 2 persona janë ndaluar nga policia tek stadiumi Dinamo dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 4 kg heroinë si edhe një pistoletë.

Ndërkohë që operacioni vijon.

Login to post comments